Lamin Jamal ka shprehur edhe një herë pa durimin dhe entuziazmin e tij për të shkelur në stadiumin e rinovuar “Camp Nou”. Të martën në mëngjes, i diplomuari i akademisë ndryshoi foton e profilit të tij në rrjetet sociale. Dhe padyshim që është një ajo ishte një deklaratë, e cila tregonte edhe qëlimin pse ishte vendosur. Lojtari i kombëtares spanjolle postoi një pamje nga afër të stemës së klubit, duke e mbajtur atë në dorë.
Ai e shoqëroi imazhin me një mesazh plot entuziazëm dhe ambicie. “Montjuic ishte fillimi, historia do të shkruhet në Camp Nou “, deklaroi lojtari nga Mataró. Lojtarët mezi presin të shtunën në orën 16:15. Jamal postoi edhe një video të dielën që tregonte një pamje panoramike të Barcelonës dhe duke zmadhuar Camp Noun. “Netë të veçanta po vijnë”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit. Tani është zyrtare, skuadra e Barçës po largohet nga stadiumi olimpik Nuk duhet harruar se anësori me të vërtetë shkeli në stadiumin e vjetër Camp Nou.
Në fakt, historia do të shënojë se ai debutoi atje më 29 prill 2023, por vetëm për shtatë minuta. Është e vetmja herë që ai e veshi këtë uniformë në stadiumin katalanas, pasi rinovimet dhe largimi i “Blaugranave” filluan në qershor të atij viti. Të shtunën, kur ai të zbresë në fushë në “Spotify Camp Nou”, do të ketë 45,401 spektatorë. Nga ana e tij trjaeri Hansi Flik pak rëndësi i ka kushtuar rihapjes së Camp Nou, po ka berë llogarirtë e tij lidhur me ecurinë e skuadrës së Barcelonës.
Gjermani dëshiron ta mbyllë vitin 2025 duke ia rrëmbyer kryesimin madrilenëve. Për ta bërë këtë, ai duhet të rikuperojë tre pikë në gjashtë ndeshjet e ardhshme, një mision që nuk është aspak i pamundur, veçanërisht pasi të bardhët po fillojnë të tregojnë shenja të qarta dobësie kur Kilian Mbape nuk shënon dot. Barça, përveç tre ndeshjeve radhazi në shtëpi, më pas udhëton jashtë, përpara se të luajë në shtëpi kundër Osasunas dhe të përfundojë me ndeshjen e famshme kundër Vijarreal, e cila duhej të luhej në Majemi. Ndërkohë, Reali i Madridit luan kundër Celta në Bernabéu, pastaj në jashtë fushe dhe përfundon në shtëpi kundër Sevijas.
DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL









