“Çështja e Llogarasë, s’kam asnjë koment”, Balluku merr fjalën në Kuvend, opozita braktis seancën


"Çështja e Llogarasë, s'kam asnjë koment",

kuvend

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është bashkuar seancës së sotme plenare për herë të parë që pasi u mor e pandehur nga SPAK. Ndërkohë, sapo Balluku mori fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës në shenjë proteste, braktisën sallën.

Opozitarët refuzuan që të dëgjonin Ballukun të flasë për projektbuxhetin dhe menjëherë u larguan nga salla e Kuvendit. Në sallën e parlamentit qëndruan Ana Dajko, Mesila Doda, Erald Kapri, ndërsa Agron Shehaj është përjashtuar nga Kuvendi.

Në nisje të fjalimit të saj, Balluku komentoi akuzat e shumta ndaj çështjes së tunelit të Llogarasë, ku SPAK e thërriti si person në dijeni për garën e tenderave. Balluku tha se reforma në drejtësi është produkt i PS dhe se e mbështet atë edhe kur preket personalisht. Balluku tha se nuk ka asnjë koment për çështjen në hetim dhe se nuk do të prononcohet derisa e vërteta të dalë.

”Më duhet të them disa fjalë jo për baltën dhe aludimet, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna. Nuk do dëgjoni nga unë akuza për drejtësinë e re dhe kur prekem personalisht. Besoj thellësisht që kjo drejtësi e re produkt i PS dhe Ramës, dhe është duke kryer misionin nga i cili u reformua me pikat e dobëta dhe të forta. Nuk do më dëgjoni të merrem me prokurorë dhe gjyqtar, nuk do prononcohem për çështjen pasi kanë rrugën e tyre dhe do e ndjek derisa e vërteta të marr formën e vet. Ne mbështesim reformën edhe kur prekemi personalisht. PS është një formacion politik serioz i vetmi në republikë ku fjala e secilit degjohet dhe ka peshë. Ndaj në respekt të misionit të saj nuk kam asnjë koment.”, tha Balluku.

Poll



Source link

Scroll to Top