Sot do të luhen gjashtë ndeshjet e radhës për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Spikat mes tyre sfida Skënderbeu – Iliria, për rivalitetin që po shfaqin në Kategorinë e Parë.

Nga Superiorja do të jetë Vora që mat forcat me Sopotin. Kështu do të mësohen gjashtë emra të tjera, që i bashkohen Laçit dhe Flamurtarit të kualifikuar nga dje.
Ekipet luajnë për të siguruar fazën 1/8.
Sot, ora 13:00
Skënderbeu – Iliria
Vora – Sopoti (Në Ahmetaq, Vorë)
Besa – Kukësi (Fusha e Vjetër, Kavajë)
Burreli-Kastrioti
Pogradeci – Korabi
Apolonia – Lushnja
PANORAMASPORT.AL








