ZYRTARE/ Risi dhe surprizë e madhe! Kualifikohen tri kombëtare të tjera, 42 vende me biletën e siguruar në Botërorin 2026

ZYRTARE/ Risi dhe surprizë e madhe! Kualifikohen tri kombëtare të tjera, 42 vende me biletën e siguruar në Botërorin 2026

Nov 19, 2025 | 9:14






























Botërori 2026 është njohur edhe me tri kombëtare të tjera, që kanë siguruar biletën. Bëhet fjalë për Haitin, Panaman dhe Kuraçaon. Kështu edicionit që po vjen i shtohen surprizat dhe risitë.

boterori

Haiti ia doli që të sigurojë një biletë, për herë të parë pas 50 vitesh. Kuraçao është risia më e madhe ndërkohë, pasi u bë shteti me popullisinë më të vogël që do të luajë në Botëror. Bëhet fjalë për rreth 150 mijë banorë.

Në anën tjetër Panamaja e ka paraqitjen e dytë, pas asaj të vitit 2018. Padyshim që edhe për ta është arritje e madhe.

Mbeten edhe gjashtë shtete për t’u bashkuar. Ata do të vendosen përmes fazës “play off” në muajin mars, ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë shansin e tyre.

Vendet me biletë zyrtare në Botëror:

SHBA, Kanada, Meksikë, Australi, Iran, Japoni, Jordani, Katar, Arabi Saudite, Kore e Jugut, Uzbekistan, Algjeri, Kepi i Gjelbër, Egjipt, Gana, Bregu i Fildishtë, Marok, Senegal, Afrika e Jugut, Tunizi, Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Ekuador, Paraguai, Uruguai, Zelanda e Re, Austri, Belgjikë, Kroaci, Angli, Francë, Gjermani, Holandë, Norvegji, Portugali, Skoci, Spanjë, Zvicër, Haiti, Panama, Kuraçao.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top