Gazetari Artan Hoxha foli për suksesin e kombëtares shqiptare në kualifikimin në play-off të Botërorit 2026.
Hoxha thekson në “Log” se Shqipërisë i mungojnë 2 pikë në klasifikim, prej barazimit në Tiranë përballë Serbisë 0-0 në qershor.
Megjithatë gazetari thekson se me arritjen e vendit të dytë, kuqezinjtë kanë arritur objektivin.
Artan Hoxha: Po flas si tifoz. Ne kemi realizuar objektivin. Objektivi ka qenë vendi i dytë duke ditur se Anglia nuk arrihet.
Serbia- Unë mendoj se na mungojnë 2 pikët ndaj Serbisë këtu. Rrallë herë mund ta gjesh Serbinë në këtë gjendje. Po të kishim bërë penalltinë këtu, do shkonte 3-0.
Diferenca që ka qenë mes ekipeve në fund dhe atyre lart, nuk është më. Ishujt Faroe, Gjibraltari apo Andorra nuk mund t’i kalosh aq lehtë. Ne këtu me Andorrën e zgjidhëm shpejt, por nëse atje do shënonim më shpejt, do e zgjidhnim ndeshjen.









