Humbja e rëndë ndaj Norvegjisë ka zhytur Italinë sërish në ankthin e play-off-it për Botërorin e ardhshëm në SHBA dhe Kanada. Pas 3-0 në Oslo dhe një tjetër mësimi të hidhur në “San Siro” nga Haland me shokë, rruga drejt kualifikimit është bërë më e ngushtë se kurrë. Shifrat në “Scala del Calcio” flasin qartë: vetëm 3 fitore në 13 ndeshje në 20 vitet e fundit, një përqindje 23% që tregon se Milano nuk është më fole fitoreje për “Axurrët”.

Nga Franca te Gjermania e Spanja, deri te Suedia në 2017, shumë kundërshtarë – të fortë e të dobët – kanë dalë të pamposhtur nga Meaca. Për më tepër, humbja e marsit në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë na vendosi në një grup të vështirë me Norvegjinë fituese. Tani fati i Italisë do të vendoset në dy ndeshje të vetme, me gjysmëfinalen që do të luhet në shtëpi.
Duke parë historinë e fundit, zgjedhja e një stadiumi tjetër mund të ishte vendim i mençur, për të shmangur presionin dhe “mallkimin” e “San Siros”. Italia kërkon qetësi, besim dhe ndoshta pak fat, për të mos rrezikuar dështimin e tretë radhazi në Botëror.
PANORAMASPORT.AL








