Murat Jakin ka kthyer Adrian Bajramin në listën e gatshme për të luajtur. Zvicra do të përballet sot me Kosovën, prej orës 20:45 dhe Bajrami është një prej të përzgjedhurve.

23-vjeçari u bë çështje, pasi vendosi të largohet nga Shqipëria për të përfaqësuar Zvicrën në vazhdim. Çudia ishte në ndeshjen e kaluar ku trajneri Jakin e dërgoi në tribunë.
Sot ndërkohë duket se shikohet si alternativë, për të luajtur kundër futbollistëve të tjerë shqiptarë. Zvicra aktualisht mban vendin e parë, ndërsa nuk shfaqet e rrezikuar. Kjo pasi Kosovës i duhet një fitore me më tepër se pesë gola diferencë, për të marrë vendin e parë.
PANORAMASPORT.AL








