EKSKLUZIVE/ Neptun Bajko tregon pikat e forta dhe sfidat, ish-trajneri i Kombëtares: Irlanda më shqetëson më shumë, Sllovakia më e…

EKSKLUZIVE/ Neptun Bajko tregon pikat e forta dhe sfidat, ish-trajneri i Kombëtares: Irlanda më shqetëson më shumë, Sllovakia më e…

Nov 18, 2025 | 8:52






























Pas sfidës së Kombëtares sh qiptare ndaj Anglisë, një prej zërave më autoritarë të futbollit shqiptar, Neptun Bajko, analizon me qetësi dhe kthjelltësi atë që ndodhi në fushë, por edhe panoramën më të gjerë të rrugëtimit drejt Botërorit.

bajko

Me përvojën e tij të gjatë si trajner dhe njohës i thellë i lojës, Bajko vlerëson paraqitjen e skuadrës kuqezi, flet për qasjen taktike, rëndësinë e qetësisë në ndeshjet jashtë fushe, si dhe për dilemat e shortit që na pret në mars. Në këtë bisedë, ai ndalet edhe te forma e lojtarëve, puna e Silvinjos, si dhe mesazhet inspiruese që vijnë nga legjendat e futbollit shqiptar. Një analizë e plotë nga një prej mendjeve më të qarta të futbollit tonë.

Si e pe ndeshjen me Anglinë?

Të dy ekipet ishin të kualifikuara. Pra luanin pa atë presionin e fitimit me çdo kusht të ndeshjes. Në këtë aspekt, unë prisja që të dy ekipet, por sidomos ekipi anglez, të luanin të qetë, të kontrollonin lojën në çdo aspekt, të mos lejonin që ekipi ynë të merrte iniciativa që mund të rrezikonin portën e tyre. Pra, me një fjalë, një ekip primar që dinte ç’bënte, dinte si sillej, dinte si rrinte, dinte si vepronte qoftë në veprimet sulmuese, qoftë në veprimet e mbështetjes, që nga mbrojtja dhe presingu. Në këtë aspekt, ekipi ynë kombëtar u paraqit pozitivisht. Kjo është ajo që edhe publiku sportdashës e ndoqi me interes. Kishte shpresë për një lojë qoftë edhe rezultative, por në thelb një qëndrimi të mirë të të dy ekipeve. Lojtarët tanë luajtën me shpirt sakrifice, luajtën me maksimumin 100% për të përballuar një ekip të tillë, me lojtarë të tillë të përgatitur mirë.

Tani jemi në vazon 3. Do të luajmë me njërën nga këto katër skuadra. Uells, Skoci, Irlandë, ose Sllovaki. Janë të gjitha skuadra britanike, përveç Sllovakisë. Në letër jemi “udhëtuesit”, pra luajmë jashtë.

Po Shqipëria ka rezultatet më të mira pikërisht në transfertë. Si i shihni? Unë mendoj se është shumë mirë që loja bëhet jashtë. E di pse? Sepse ekipi nuk e ndien presionin e tifozëve tanë. Nuk ndikohet nga atmosfera, e cila mund të jetë pozitive, por ndonjëherë ndikon negativisht nëse nuk luan mirë. Jashtë luajmë më të qetë, analizojmë më mirë kundërshtarin. Dhe, nëse arrijmë rezultat pozitiv jashtë, atëherë e kemi shpërthimin e madh për ndeshjen tjetër. Më e vështira për t’u përballur.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top