Xhud Bellingam pati një ndeshje mjaft të mirë ndaj Shqipërisë, ndërsa u rikthye si titullar pas disa kohësh tek Anglia. Tifozët e vlerësuan si më të mirin e ndeshjes me votat e tyre.

Sapo u vërshëllye përfundimi i pjesës së parë, Kristjan Asllani përfitoi për të ndërruar fanellën me Bellingam. Futbollisti i Realit pranoi, ndërsa vendimi i tij nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Anglisë.
Kritikat e tyre qëndrojnë me arsyen se duhet pritur përfundimi i ndeshjes. Bellingam luajti 84 minuta, ndërsa Roxhers mori vendin e tij.
Pavarësisht se lojtari i Realit nuk u duk i kënaqur me vendimin e trajnerit Tuhel për ta zëvendësuar, ky i fundit përmendi rrezikun e një tjetër kartoni. Po ashtu u tha se Bellingam nuk ishte i lumtur për golin e dytë të Kejn, një aludim që ka gjetur shumë kundërshtime. Anglia e kishte ndeshjen e fundit kompetitive, ndërsa deri në Botëror do të luajë miqësore në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL








