VIDEO/ E akuzoi për magji! Dalin pamjet, trajneri i Nigerisë sulmon menjëherë rivalin pas eliminimit në “play off” të Botërorit

VIDEO/ E akuzoi për magji! Dalin pamjet, trajneri i Nigerisë sulmon menjëherë rivalin pas eliminimit në “play off” të Botërorit

Nov 17, 2025 | 14:56






























Nigeria nuk do të jetë pjesë e Botërorit 2026. Dje erdhi eliminimi i hidhur nga Republika Demokratike e Kongos, që fitoi përmes penalltive.

Screenshot 2025-11-17 143545

Trajneri i Nigerisë, Erik Chele, akuzoi për magji të zezë nga rivalët gjatë penalltive. “Gjatë gjuajtjeve të penalltive, një anëtar i stafit të Kongos bënte rite vudu (magji e zezë). Çdo herë… Çdo herë. Kjo është arsyeja pse isha pak nervoz pas tij”, u shpreh trajneri i nigerianëve.

Fakt është se Erik shkoi menjëherë drejt pankinës së rivalëve, pas eliminimit nga penalltitë. Megjithatë, të tjerë ndërhynë për të mos pasur përplasje fizike.

Për Nigerinë është një zhgënjim i madh. Ky skenar nuk ishte imagjinuar aspak para fillimit të kualifikueseve.

Sulmi i trajnerit të Nigerisë: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top