“Më dhemb fakti që nuk e shënova gol atë rastin që pata”, Hoxha: S’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, besojmë që do të shkojmë në Kupën e Botës

“Më dhemb fakti që nuk e shënova gol atë rastin që pata”, Hoxha: S’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, besojmë që do të shkojmë në Kupën e Botës

Nov 17, 2025 | 12:57






























Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në radhët e Kombëtares kundër Anglisë. Fatkeqësisht sulmuesi nuk arriti ta shfrytëzoi rastin e mirë që pati.

bandicam 2025-11-17 12-08-33-534

“Nuk jam aq i lumtur sepse nuk arritëm të marrim një rezultat pozitiv dhe kur e mendon që Kombëtarja luajti super ndeshje, me rastet që krijoi deri në minutën e 70′ para se anglezët të shënonin golin, ishim të barabartë.

Edhe pse ata e patën në kontroll ndeshjen, rastet i patëm ne edhe pse nuk arritëm të shënonim gol. Më dhemb fakti që nuk e shënova atë rastin që kisha, por duhet ta lemë pas këtë ndeshje dhe të përqëndrohemi te ajo në mars për “play-off”. Kemi bërë ndeshje të mira, kemi hasur shumë vështirësi gjatë këtij rrugëtimi, por nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe tani të vijmë në mars të përqëndruar.

Besojmë dhe shpresojmë te grupi që do të arrijmë një vend në Kupën e Botës. S’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, sepse grupi ka shumë kualitet dhe të përqëndrohemi pavarësisht kë kemi kundërshtar, mund të bëjmë diferencën”, u shpreh Hoxha për mikrofonat e FSHF-së.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top