Asllani tregon keqardhje: Gjynah si e pësuam golin e parë! Ishalla kualifikohemi në Botëror, e meritojnë të gjithë shqiptarët

Asllani tregon keqardhje: Gjynah si e pësuam golin e parë! Ishalla kualifikohemi në Botëror, e meritojnë të gjithë shqiptarët

Nov 17, 2025 | 11:42






























Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani luajti gjatë gjithë ndeshjes kundër Anglisë. Ai shprehu keqardhjen për golin e parë të pësuar, por tha se do të punojnë fort për ndeshjet e marsit.bandicam 2025-11-17 11-23-33-245“Jemi shum të lumtur për këto 70 minuta që kemi bërë këtu pasi kjo është një skuadër shumë e fortë, pastaj gjynah se morëm një gol me goditje këndi, por s’ka problem. E rëndësishme është që të vazhdojmë kështu, të punojmë të gjithë së bashku dhe të presim të shohim kë kundërshtar do të kemi në mars. Kur të vijmë këtu në mars ta studiojmë mirë, të bëjmë video, ta analizojmë  dhe ishalla kalojmë në Botëror, sepse e meritojmë ne si skuadër dhe të gjithë shqiptarët”, deklaroi Asllani për mikrofonat e FSHF-së.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top