Mesfushori Amir Abrashi luajti 51 ndeshje me Kombëtaren duke shënuar vetëm një gol, atë kundër Andorrës.

FSHF-ja kishte organizuar një ceremoni speciale për 35-vjeçarin.
Gazetari i “Panorama Sport”, Erjon Allaraj i pranishëm në stadiumin “Air Albania”, ka filmuar ceremoninë e organizuar në nder të tij. Abrashi në fund bëri edhe një xhiro rreth e përqark fushës. Një kujtim i bukur për futbollistin. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL









