Para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Angli ka pasur një episod interesant në tribuna.
Gazetari i “Panorama Sport”, Erjon Allaraj i pranishëm në stadiumin “Air Albania”, ka filmuar momentin kur një tifoz në tribuna shpalos flamurin e UÇK-së.
Duke mbajtur në dorë atë flamur dhe shallin në qafë, ai thërret “UÇK, UÇK”. Në këtë formë motivon edhe tifozët përqark tij që të brohorasin në të njëjtën mënyrë, duke e shoqëruar me ovacione (VIDEO).









