“S’do ketë asnjë pagë nën 500 euro”/ Rama në “Flasim”: Samiti në Itali dhe hapja e grupkapitujve: Moment historik!


 

 

"S'do ketë asnjë pagë nën 500 euro"/ Rama

edi rama

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama foli sot për zhvillimet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale të vendit në episodin e radhës të podkastit “Flasim”. Që nga pensionet, që sipas kreu të qeverisë janë në fokus të mandatit të 4, tek mbledhja e parë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë e deri tek hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

Pas lajmit për rritjen e pensioneve, Rama u ndal edhe te rritja e pagës, duke theskuar se që prej janarit të vitit që vjen në Shqipëri nuk do të ketë pagë nën 500 euro.

“Pensioni mesatar për qytetarët urban arrin në 400 euro, ndërsa ai rural shkon në 180 euro. “Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale, nga janari i vitit që vjen, ku ligji që do të kalojë në parlament, të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.”, tha Rama.

Mbledhjen e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi një ditë të veçantë. Sipas Ramës, samiti dypalësh ishte një moment i rëndësishëm i thellimit të marrëdhënieve strategjike me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja.

“Këtë javë kemi pasur edhe mbledhjen e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë në historinë tonë, një ditë absolutisht e veçantë në gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë, në një Shqipëri që sot gjendet në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar. Mbledhja e përbashkët, një format i mirënjohur për publikun shqiptar, falë mbledhjeve të përbashkëta me qeverinë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ishte një moment shumë i rëndësishëm i thellimit të marrëdhënieve strategjike me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja të cilat janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm projektesh, financimesh projektesh dhe punësh të përbashkëta,” tha Rama.

Sa i përket hapjes së grupkapitujve të Shqipërisë në BE, kryeministri e konsideron një moment historik. Rama theksoi se në një kohë rekord janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe tani duhet të kapërcehen të gjitha pengesat për mbylljen e grupkapitujve.

“Një moment i shumëpritur dhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 mujash. Asgjë nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë pengesat për mbylljen e grupkapitujve”, tha Rama

Poll



Source link

Scroll to Top