Deklarata e fortë, ikona e Argjentinës i shpall “luftë” Gatuzos tek Italia: Nuk e dinë si është

Deklarata e fortë, ikona e Argjentinës i shpall “luftë” Gatuzos tek Italia: Nuk e dinë si është

Nov 16, 2025 | 13:41






























Emiliano Martinez, që është ikonë në portën e Argjentinës, i është përgjigjur deklaratës së Xhenaro Gatuzos. Trajneri i Italisë shprehu më parë pakënaqësitë, për mënyrën si ndahen vendet e Botërorit për Europën dhe Amerikën e Jugut. “Axurrët” duhet të luajnë mundësitë e tyre në “play off” dhe e nisin nga faza gjysmëfinale.

gatuzo

“Janë 10 ekipe në grupin e Amerikës së Jugut, gjashtë avancojnë dhe ekipi i shtatë luan një ndeshje eliminatore kundër ekipit të Oqeanit. Ky është zhgënjimi. Patjetër që duhet t’i rimendojmë gjërat”, u shpreh Gatuzo pas fitores ndaj Moldavisë.

Kjo deklaratë gjeti menjëherë përgjigjen e Emiliano Martinez. “Ata gjithmonë luajnë në fusha perfekte dhe të lagura. Nuk e dinë se si është Amerika e Jugut. Ka vështirësi të tjera që nuk i shohin në Europë”, u shpreh Martinez.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top