Brazili ka fituar sot në një ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për ekipin e drejtuar nga Karlo Ançeloti. Përballë ishte Senegali, në një takim të luajtur në Londër, ku “seleçao” duhej të tregonte se po bëhet seriozisht gati për turneun e verës së ardhshme.

Dhe Brazili nuk ka zhgënjyer, sidomos në pjesën e parë, ku ka regjistruar gjuajtje të njëpasnjëshme në portë me shtyllat dhe pritjet e Mendi që shpëtuan ekipin e Senegalit nga një pasiv më i rëndë se vetëm 2-0 në pjesën e parë ku shënuan Estevao dhe Kasemiro.
Në të dytën pastaj ishte më shumë luftë në mesfushë, pasi Brazili u përpoq të administronte rezultatin. Ndaj në fund fitorja 2-0 i mjaftoi skuadrës latino-amerikane për të mbyllur një tjetër test me sukses. Ndërkohë, të martën do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, këtë radhë përballë Tunizisë, para se të kalojë në muajin mars të miqësoret me Kroacinë dhe Francën.
SHIH VIDEON E GOLAVE
PANORAMASPORT.AL








