Juventusi dhe Liverpuli interesohen, në Mynih presin vendimin e Gnabrit

Juventusi dhe Liverpuli interesohen, në Mynih presin vendimin e Gnabrit

Nov 15, 2025 | 20:15






























Serxh Gnabri ka përjetuar së fundmi një ringritje në formë nën drejtimin e Vinsent Kompani te Bajerni. Kombinimi i paraqitjeve të forta dhe situata e pasigurt e kontratës së tij pas verës së vitit 2026 ka bërë që gjermani të jetë në radarin e klubeve të mëdha.

gnabri

Anësori ka impresionuar me paraqitjet e tij të mira duke kontribuar me shtatë gola dhe asistime në sezonin aktual të Bundesligës. Siç raportoi së fundmi gazeta italiane, Juventusi ka pyetur për lojtarin e kombëtares gjermane. Interesi i Juves u ftoh shpejt për shkak të kërkesave të larta financiare të Gnabrit.

Podkasti i “Bild” përmendi edhe Liverpulin si një destinacion të mundshëm për Gnabrin. Kampionët anglezë thuhet se e kanë lojtarin “në listën e tyre”. Pavarësisht spekulimeve, ka shumë besim te Bajerni që bashkëpunimi do të vazhdojë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top