Shqipëria U19 ngec përsëri, dështon misioni kryesor në Europian. Tani i duhet një goleadë për mrekullinë në kualifikuese

Shqipëria U19 ngec përsëri, dështon misioni kryesor në Europian. Tani i duhet një goleadë për mrekullinë në kualifikuese

Nov 15, 2025 | 16:33






























Kombëtarja shqiptare U19 ka dështuar në misionin e saj kryesor që ishte përcaktuar nga FSHF. Vetë institucioni i futbollit bëri të qartë në një postim në faqen zyrtare pak ditë më parë se objektivi i ekipit të drejtuar nga Julian Ahmataj ishte të siguronte vendin e parë në grup në ndeshjet që organizoheshin në vendin tonë.

asddsasaddasasdasddsa

Por pas humbjes 3-0 përballë Ukrainës, ka ardhur edhe një barazim pa gola sot ndaj Sllovakisë në Durrës. Kjo bën që Shqipëria të mbetet në vendin e tretë në grup me një pikë dhe me një golavarazh negativ 0-3.

Ndaj për t’u kualifikuar direkt, duhet të fitojë ndaj Malit të Zi ndeshjen e fundit pas tre ditësh, si dhe të shpresojë që Sllovakia të mundet nga Ukraina. Përndryshe, falë një fitoreje me goleadë, duhet të shpresojë që të renditet si e treta më e mirë e të gjitha grupeve, që të kalojë në fazën e dytë të turneut.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top