Nuk i ndahet zemra nga Partizani, Jasir Asani shfaqet krah zyrtarit të klubit: Drejtori më i mirë

Nuk i ndahet zemra nga Partizani, Jasir Asani shfaqet krah zyrtarit të klubit: Drejtori më i mirë

Nov 15, 2025 | 9:38






























Jasir Asani u bë i njohur në Shqipëri me Partizanin ku edhe fitoi titullin kampion, për të vijuar më pas karrierën jashtë. 30-vjeçari e ka shprehur shpesh herë mbështetjen për klubin e kuq, siç edhe ka bërë së fundmi.

Screenshot 2025-11-15 085042

“Drejtori më i mirë”, shkruan Asani që publikoi sot foton me Ildi Dajlanin, që është menaxher i Partizanit. Anësori i Kombëtares ndërkohë ndodhet në grumbullim me kuqezinjtë, që arritën kualifikimin historik në “play off” të Botërorit.

Të dielën, prej orës 18:00 është rezervuar takimi me Anglinë në stadiumin “Air Albania”. Kjo sfidë do mbyllë fushatën kualifikuese në Grupin K për të dyja përfaqësueset.Screenshot 2025-11-15 083640

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top