Joelinton ai u la jashtë nga trajneri Karlo Ançeloti për miqësoret e Brazilit kundër Senegalit dhe Tunizisë.

Megjithatë, mesfushori i Njukasëllit nuk e la zhgënjimin ta mundonte gjatë, pasi menjëherë mori avionin për disa ditë relaksi nën diellin tropikal.

Joelinton u fotografua me bashkëshorten e tij tërheqëse, Thays Gondim, 26-vjeçare, teksa çifti dukej duke shijuar motin e ngrohtë.
Joelinton dhe Thays janë bashkë që prej vitit 2015 dhe kanë tre fëmijë. Një arsye e mundshme për mungesën e Joelinton në kombëtaren braziliane mund të jetë dëmtimi që pësoi në ndeshjen kundër Brentford. Mesfushori u zëvendësua pas vetëm 24 minutash lojë në stadiumin “Gtech Community”.
PANORAMASPORT.AL








