Myrto Uzuni ka folur pas fitores të Shqipërisë ndaj Andorrës.

“A jemi live?”, e nisi fjalën e tij Uzuni.
Angli-Serbi? Ndeshje e bukur.
Është një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët, grupi ka qenë shumë i mirë. Ka bërë punë të madhe, rezultatet kanë ardhur nga puna e palodhshme.
Unë e ndjej shumë këtë fanellë, do jepja gjithçka. Ata janë gjëra të kaluara, për mua e rëndësishme të shohim përpara. Të ecim përpara me këto ritme.
Topi i Asllanit? Mendoj se dha pasim shumë të mirë, mendoj e preku mbrojtësi që kërceu. Plus dhe erën e kishim kundër. Fitore shumë e madhe sot.
Unë luaj kudo, sakrifikohem kudo të jetë, nuk është problem. Rëndësi ka që të jem në fushën e lojës”, u shpreh Uzuni për “Klan TV”.
PANORAMASPORT.AL








