Surpriza me Hoxhën si titullar, krahu i djathtë i Silvinjos e komenton nga Andorra: E kemi zgjedhur sepse…

Surpriza me Hoxhën si titullar, krahu i djathtë i Silvinjos e komenton nga Andorra: E kemi zgjedhur sepse…

Nov 13, 2025 | 20:28






























Pablo Zabaleta ka folur para ndeshjes Andorrë-Shqipëri. Krahu i djathtë i Silvinjos vlerësoi rivalin dhe komentoi zgjedhjen e Arbër Hoxhës.

Screenshot 2025-11-13 202704

“Sot luajmë kundër një skuadre që mbrohet shumë mirë dhe mbyll hapësirat. Hoxha është një anësor i mirëfilltë, qëndron në linjë,  gjithmonë duke pritur për topin, të shkojë 1 kundër 1. Është në formë të mirë, edhe në klubin e tij. Kemi shumë besim tek ai, për këtë e kemi zgjedhur sot për ndeshjen.

Medon Berisha? Ne duhet të respektojmë Andorrën dhe veten. Asllani dhe Shehu kanë luajtur për shumicën e ndeshjeve, kanë bërë shumë mirë të dy. Jemi shumë të lumtur si Medon Berisha po luan me Leçen së fundmi. Po shkëlqen. Jemi shumë të lumtur që e kemi, sot kemi lojtarë në pankinë që mund të kenë impakt në lojë nëse na duhen për pjesën e dytë. Ne i llogarisim të gjithë lojtarët në pankinë”, u shpreh Zabaleta për “SuperSport”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top