Gjimshiti në historinë e Atalantës, klubi italian e feston me dhuratën e veçantë për tifozët

Gjimshiti në historinë e Atalantës, klubi italian e feston me dhuratën e veçantë për tifozët

Nov 13, 2025 | 18:40






























Berat Gjimshiti ka hyrë në historinë e klubit të Atalantës, duke veshur për herë të 300 fanellën e kësaj skuadre, teksa tani është lojtari i 8 me më shumë paraqitje me bergamaskët në historinë e tyre.

saddsasadsadsdaasd

Klubi e ka festuar këtë me një fanellë speciale me numrin 300 që ia dorëzoi vetë presidenti Antonio Perkasi në ndeshjen e fundjavës së kaluar në Serinë A. Por pas kësaj feste për Gjimshitin, kishte një dhuratë të veçantë për tifozët e saj.

Klubi ka bërë të ditur se ka përgatitur disa sfonde të ndryshme celulari që i kushtohen pikërisht Gjimshitit dhe karrierës së tij te Atalanta, për të festuar këtë arritje të veçantë të lojtarin shqiptar, i cili do të kujtohet gjithmonë te klub edhe për momentin historik të ngritjes së trofeut së Ligës së Europës. Të gjithë tifozët mund t’i shkarkonin ata falas nëpërmjet profileve zyrtare në rrjetet sociale të klubit të Atalantës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top