Deklarata për ‘Barazinë Gjinore’, Iris Luarasi: Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve


Deklarata për 'Barazinë Gjinore', Iris Luarasi: Më

Iris Luarasi

TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka zbuluar se është kërcënuar me jetën e fëmijëve, pas deklaratës ku komentoi miratimin në Kuvend me 77 vota pro ligjit. Në deklaratën për shtyp deputetja u shpreh se ligji nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale. Ndër të tjera ajo i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide dhe theksoi se shtetet e BE me vetëm dy gjini nuk janë shembull për t’u ndjekur.

Pas këtyre komenteve, Luarasi deklaron se këtë herë kërcënimet kanë qenë si asnjëherë më parë duke përfshirë fëmijët e saj. Deputetja sqaron se i ka denoncuar rastet dhe thekson se edhe ajo vetë është kundër termave prindi 1 dhe 2.

“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve. Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2”,- deklaroi deputetja për News24.

Ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top