“21 Janari”/ A do të paraqitet nesër në SPAK? Berisha: Shkoj, por vetëm me një kusht…


“21 Janari”/ A do të paraqitet nesër në SPAK?

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh i gatshëm t’i përgjigjet çdo kërkese të drejtësisë. Megjithatë, i pyetur nëse do të paraqitet ditën e nesërme në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, Berisha deklaroi se mund të shkojë vetëm me kushtin kushtin që të marrë fletë-thirrjen. Në konferencën për mediat nga selia blu, kreydemokrati deklaroi ndër të tjera se çështja e 21 janarit po përdoret për propagandë teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka penguar hetimet e saj.

“I jam përgjigjur jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Nuk ka koment. Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrje, ata që përdorin këtë për propagandë, për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë akt i shëmtuar. 21 janari, që kur ne kemi humbur pushtetin e deri sot, është penguar të rihetohet vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës sepse deklaratat e qeverisë së SHBA dhe BE janë shumë të qarta. Kërkojnë hetimet nga polici te organizatori kryesor. Prej 13 vitesh kjpo çështje përdoret për propagandë. Shoferi që solli, që i përdori mish për top njerëzit, siç e tha Ben Blushi, ishte Edi Rama.”, u shpreh Berisha. 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar fletëthirrje kreut të PD-së Sali Berisha për tu pyetur për 21 janarin. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top