Dinamo Zagreb shpërblen Arbër Hoxhën me kontratën e re, zbulohet paga e majme që do të përfitojë ylli i Kombëtares

Dinamo Zagreb shpërblen Arbër Hoxhën me kontratën e re, zbulohet paga e majme që do të përfitojë ylli i Kombëtares

Nov 13, 2025 | 7:20






























Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha është shpërblyer nga Dinamo Zagreb me një kontratë të re afatgjatë, pas formës mbresëlënëse që ka treguar në fillim të këtij sezoni.

arber hoxha

Klubi kroat pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë 27-vjeçarin në “Maksimir” deri në verën e vitit 2029, dy vite më shumë se kontrata aktuale.

Sipas burimeve pranë klubit, Hoxha do të përfitojë një pagë të përmirësuar, që kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në vit, një shpërblim i merituar për paraqitjet e tij të shkëlqyera në kampionat dhe në Europë. Në 16 paraqitje këtë sezon, shqiptari ka regjistruar 3 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top