De Laurentis hap “thesin”, 50 milionë euro në merkaton e janarit nga presidenti i Napolit

De Laurentis hap “thesin”, 50 milionë euro në merkaton e janarit nga presidenti i Napolit

Nov 12, 2025 | 19:56






























Presidenti Aurelio De Laurentis është gati t’i japë Antonio Konte-s një buxhet prej 50 milionë eurosh për merkato-n e janarit. Napoli kërkon përforcime në mbrojtje dhe mesfushë për të ringritur skuadrën pas krizës së rezultateve.

de laurentis

Prioritet mbetet një mbrojtës i djathtë për të zëvendësuar Di Lorencon, me emrat Norton-Kufi (Xhenoa) dhe Sasha Boei (Bajern Mynih) në krye të listës.

Në mesfushë pëlqehet Artur Ata i Udineses, i vlerësuar rreth 20 milionë, ndërsa monitorohet edhe Frendrup i Xhenoas. Në sulm, klubi po mendon për një goditje të madhe: Federiko Kiesa, nëse Liverpul pranon formulën e huazimit.

Një ardhje e tillë mund ta shtyjë Konten drejt sistemit 3-5-2 me Lukakun dhe Hojlundin në qendër. Ndërkohë, Rrahmani pritet të rinovojë deri në 2027, ndërsa për Anguisan mbeten diferenca për pagën. Napoli përgatitet për një merkato vendimtare që mund të përcaktojë fatin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top