Lëmsh dhe çudi në Arabi, finalja që humbi ekipi i Ronaldos mund të përsëritet pas disa muajsh

Lëmsh dhe çudi në Arabi, finalja që humbi ekipi i Ronaldos mund të përsëritet pas disa muajsh

Nov 12, 2025 | 20:14






























Finalja e Superkupës së Arabisë Saudite, mbetet një çështje e nxehtë. Al Nasr u mposht përmes penalltive nga Al Ahli, ndërsa ndeshja u luajt në gusht. Në Arabi flitet për një rast, ku mund të ketë përsëritje të finales.

Screenshot 2025-11-12 200950

Kaosi u krijua nga Al Hilal, që fillimisht njoftoi se nuk do marrë pjesë në Superkupë për shkak të lodhjes së lojtarëve. Federata vendosi të ftohte Al Ahlin, i cili mori vendin e Al Hilal dhe mposhti Al Qadisija me rezultatin 1-5 në gjysmëfinale.

Al Hilal u dënua që të mos marrë pjesë në edicionin e ardhshëm dhe u gjobit, por nuk u konsiderua asnjë moment humbës i takimit me Al Qadisijan në gjysmëfinale. Këto të fundit pretendojnë se ata duhet të luanin finalen me Al Nasr, për shkak se u deklaruan fitues të gjysmëfinales por vetëm disa orës para se të luhej takimi i fundit.

Kështu pikërisht para finales, Komiteti i Apelit bëri lëmsh çdo gjë në gusht. Kjo pasi e deklaroi Al Hilalin humbës me rezultatin 3-0 ndaj Al Qadisijan. Këto të fundit përfituan nga ky fakt dhe tashmë pretendojnë finalen. Al Nasr po ashtu pretendon se duhet të përballej me Al Qadsijan, ndërsa Al Ahli tregon se janë ftuar zyrtarisht dhe për këtë morën pjesë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top