Premio e çmendur në rast kualifikimi në Botëror, çdo lojtar do përfitojë 1 milion dollar nga qeveria
Republika Demokratike e Kongos ëndërron kualifikimin në Botëror. Për këtë presidenti i vendit, Feliks Tshisekedi, ka motivuar lojtarët me premion e çmendur. Futbollistëve u është premtuar nga 1 milion euro secilit, në rast se arrijnë objektivin.

Këtë javë janë dy ndeshje delikate, që vendosin fatin në grup përgjatë kualifikueseve. Fillimisht është ndeshja me Kamerunin. Ekipi që fiton të përballet me fituesin e Nigeri-Gabon.
Nesër është kështu një gjysmëfinale me Kamerunin. Takimi do fillojë në orën 20:00 dhe luhet në stadium neutral. Motivimi qëndron në maksimum pas premios së pazakontë për Republikën Demokratike të Kongos.

PANORAMASPORT.AL








