TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi sot buxhetin e Bashkisë së Tiranës, teksa konfirmoi Ogerta Manastirliun si drejtuese politike e kryeqytetit. Një post, që më herët, i ishte besuar zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjatë takimit me qytetarët e njësisë 5 në Tiranë, kreu i qeverisë foli për situatën në të cilën ndodhet bashkia e kryqytetit, ku theksoi se bashkë Manastirliun si drejtuesja politike e qarkut do të vazhdojnë të marrin vendime.
“Dhe për këtë arsye, menduam, me Ogertën, si drejtuesja politike e qarkut, por edhe si deputete e Tiranës, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa, që të marr pjesë sa të jetë mundësia, dëgjesa që do t’i bëjmë në të gjithë territorin”, tha Rama.
Disa javë më parë, Rama i besoi Belinda Ballukut drejtimin politik të Tiranës, për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës që u dekretuan nga Presidenti në 9 nëntor dhe që Gjykata Kushtetuese i rrëzoi. Ndërsa, në zgjedhjet parlamentare të Majit, Balluku ishte drejtuese politike e PS-së në qarkun e Fierit, ku arriti të merrte një rezultat historik prej 12 mandatesh./ZËRI




