Liverpul po kalon një krizë rezultatesh në Premier League, duke regjistruar pesë humbje deri tani më shumë sesa në të gjithë sezonin e kaluar. Nën drejtimin e Arne Slot, skuadra po përballet me mungesë stabiliteti në mbrojtje dhe efikasitet të ulët në sulm, gjë që ka ngritur shqetësime serioze te tifozët dhe brenda klubit.
Pesë humbje në kampionat është një bilanc shqetësues që ka ulur ritmin e skuadrës në garën për titull. Gjithsesi, për momentin drejtuesit e kanë konfirmuar besimin tek trajneri holandez, pavarësisht rezultateve, gjë që u përcoll edhe nga gazetari i njohur, Fabricio Romano. Sido që të jetë, problemet kryesore të skuadrës janë mungesa e stabilitetit në mbrojtje dhe efikasiteti i dobët në finalizim.
Si rrjedhojë, Slot është nën presion, edhe pse trajneri holandez ka treguar ide të mira në fazën ofensive, ndonëse rezultatet nuk po e mbështesin. Humbjet e fundit kanë bërë që Liverpuli të humbasë kontaktin me rivalët kryesorë në renditjene Premier Ligës. Megjithatë, shpresa e tifozëve është që pauza ndërkombëtare të shihet si mundësi për reflektim dhe rikthim më të fortë nga ana e kampionëve të Anglisë.
Penalltitë e Mamardashvilit – Liverpuli pësoi një humbje 3-0 kundër Sitit. Por në pjesën e parë, me rezultatin 0-0, sulmuesi i Sitit, Erling Haland, humbi një penallti, e cila u prit nga portieri kundërshtar, Mamardashvili, i cili u hodh në të majtën e tij. 25- vjeçari gjeorgjian është ndër pesë portierët më të mirë për numrin më të madh të penalltive të pritura që nga fillimi i sezonit 2023/24: gjithsej 6.
PANORAMASPORT.AL








