“Jamal tregoi mungesë respekti për Realin”, trajneri i Spanjës: A do të jenë Morata dhe Karvahal në Botëror? Do ta shohim…

“Jamal tregoi mungesë respekti për Realin”, trajneri i Spanjës: A do të jenë Morata dhe Karvahal në Botëror? Do ta shohim…

Nov 12, 2025 | 10:31






























Në Spanjë ka pasur polemika rreth çështjes së Lamine Jamal, me lojtarin e Barcelonës që fillimisht u thirr në ekipin kombëtar dhe më pas u dërgua për një vizitë mjekësore të kryer nga blaugranat pa dijeninë e Federatës. Trajneri Luis De La Fuente përveç kësaj çështje, flet edhe për lojtarë të tjerë në prag të Kupës së Botës 2026, e cila po afrohet gjithnjë e më shumë.

FBL-EURO-2024-ESP-TRAINING

Në një intervistë me Partidazo de Cope, trajneri foli për praninë e mundshme të dy shtyllave të La Roja, sulmuesit të Komos, Alvaro Morata dhe lojtarit të Real Madridit, Dani Karvahal në Kupën e Botës: “Do të duhet të shohim se si do të jenë në atë pikë të sezonit. Do të fillojmë duke analizuar se cilët lojtarë janë më të mirët për të mbushur boshllëqet dhe më pas do të vlerësojmë gjendjen e tyre fizike”, shpjegoi De La Fuente.

Duke folur për Karvahal, De La Fuente u ndal edhe te polemika e lojtarit me Lamine Jamal gjatë El Clasicos së fundit të nxehtë: “Sigurisht që do t’i kisha vendosur në të njëjtën tavolinë… por nuk kishte nevojë as t’i provokoja. Fola me të dy për gjëra të tjera, dhe pastaj folëm për atë çështje, dhe ishte krejtësisht normale. Dhe isha i sigurt se nëse do të kishin qenë atje, nuk do të kishte pasur problem. Absolutisht asnjë”, siguron ai, duke iu referuar kthimit të Lamines në shtëpi.

Vetë Jamal u kritikua më pas për fjalët e tij të famshme rreth “vjedhjes dhe ankesave të Real Madridit” para ndeshjes së madhe: “Ajo që nuk negociohet është respekti”, tha De La Fuente. “Mund të thuash shumë gjëra pa treguar mungesë respekti dhe nuk dua të them që Lamine e bëri me atë qëllim, sigurisht që jo, por ndoshta nuk ishte koha e duhur . Sigurisht që në atë kontekst, mund të thuash diçka dhe të mendosh se ishte shaka dhe ajo shaka nuk është e mirëpritur.”

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top