TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfshirë Silvio Gonzaton. Mësohet se në këtë takim me përfaqësuesit diplomatikë të BE-së, përveç Ramës, janë të pranishme edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Ende nuk janë bërë publike detaje mbi temat e diskutimit, por takimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së. Ky takim vjen një ditë përpara nisjes së Ramës dhe një pjese të madhe të ministrave në një vizitë zyrtare në Itali, ku do të ketë një takim të përbashkët mes dy qeverive,



