Seria A ka kaluar një valë të mirëfilltë shkarkimesh në javët e fundit, me ndryshime në pankina të cilat kanë sjellë lëvizje edhe në klube të njohura të cilat nuk marrin shpesh vendime të tilla. Por për disa trajnerë të larguar nga detyra, shkarkimi nuk është një risi.

Për Stefano Piolin e larguar nga Fiorentina, kjo ishte hera e 6 në karrierë që linte në mes detyrën, ashtu siç ishte e pesta për Ivan Juriç i cili u largua nga Atalanta. Të dy janë në 10-shen e më të shkarkuarve nga puna që kur Seria A u bë me 20 skuadra, në sezonin 2004-2005.
Kreu i renditjes i përket një tjetër emri të njohur, pasi “mbreti i shkarkimeve” është Marko Xhampaolo, i cili është larguar nga drejtimi 8 herë gjatë karrierës së tij.
RENDITJA
8 shkarkime: Marko Xhampaolo
7 shkarkime: Davide Balardini, Xhuzepe Jakini, Alberto Malezani
6 shkarkime: Stefano Pioli, Euzebio Di Françesko
5 shkarkime: Ivan Juriç, Stefano Kolantuono
4 shkarkime: Valter Mazarri, Davide Nikola
PANORAMASPORT.AL








