“Nuk e pranoj kurrë”! Berisha sulmon sërish Gonzaton: Çon në BE informacione të pavërteta


"Nuk e pranoj kurrë"! Berisha sulmon sërish Gonzaton:

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot përplasjet me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me ligjin për Barazinë Gjinore. Në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD-së, Berish u shpreh sërish kundër ligjit, për të cilin tha se nuk do ta pranojë kurrë. Sipas tij, ligjin që miratuan socialistët nuk e kanë pranuar 21 vende të BE. Duke iu rikthyer edhe një herë përplasjes me shefin e BE-së, Berisha vijoi me akuza të reja, duke thënë se ambasadori Gonzato u thotë deputetëve demokratë se narkoshtetin për të cilin flet lideri i opozitës nuk e beson njeri.

“Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit.Unë duhet t;’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE. Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016. Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi poshtë para dy ditësh. Një ligj, për të cilin Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ka shkruar se çështja e gjinisë është një çështje e vendeve anëtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit. Por atë me të cilën nuk bie dakord kurrë me të, është sepse ky zotëri së pari u thotë deputetëve të PD, dhe jo vetëm, se ai narkoshteti për të cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as këtu as në Luksemburg. Sigurisht se ti çon ato informacione, të cilat janë absolutisht të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më dramatik, më tragjik i shqiptarëve.”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës vjen pas atyre të pak ditëve më parë për Silvio Gonzaton, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Kjo deklaratë u bë shkak edhe për persjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit, me kërkesë të Partisë Socialiste. Sipas këyre të fundit, Berisha ka fyer ambasadorin e BE-së, dhe për këtë arsye kërkuan përjashtimin me 10, 30 apo 60 ditë nga punimet e Kuvendit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top