Opinioni sportiv e jo vetëm në Portugali u trondit pas një informacioni që filloi të qarkullonte me shpejtësi dhe që ishte vërtetë skandaloz. Një nga futbollistët më të talentuar të Benfikas, Andreas Shlejderup, pranoi se shpërndante materiale pornografike me të mitur.
Ai u deklarua fajtor për shpërndarjen e materialeve pornografike të paligjshme me të mitur, për të cilat tashmë do të përballet me ndjekje penale. Megjithatë, Benfika deklaroi se i qëndron pranë futbollistit të saj në këtë moment të vështirë dhe presidenti i rikonfirmuar i klubit, Rui Kosta, foli hapur. “Sigurisht që do të jemi me të. Vetë lojtari mori përgjegjësinë. Shlejderup bëri diçka që pranon se nuk duhej ta kishte bërë.
Duke e njohur, nuk e bëri nga keqdashja, por e bëri”, tha Rui Kosta. Për këtë ngjarje, vetë futbollisti norvegjez mori përgjegjësi të plota për veprimet e tij, të cilat datojnë që dy vjet më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një fjalim të sinqertë dhe të detajuar drejtuar publikut, Shlejderup u përpoq të shpjegonte rrethanat që çuan në këtë, duke theksuar se ishte një veprim i pamatur dhe krejtësisht i gabuar.
PANORAMASPORT.AL









