Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbarkuar sot thuajse e plotë në Barcelonë, ku ka nisur grumbullimin për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit në muajin nëntor, atë ndaj Andorrës. Duke pasur parasysh distancën e afërt mes Andorrës dhe Barcelonës, FSHF ka vendosur që të zhvillojë atje grumbullimin dhe për këtë arsye ekipi është mbledhur direkt në Spanjë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore thuajse të plotë, me vetëm tre mungesa mes emrave të përzgjedhur nga Silvinjo.
Mirlind Daku, Thomas Strakosha dhe Nedim Bajrami raportohet se nuk kanë mbërritur ende në grumbullim për shkak të itinerareve të udhëtimeve të tyre.
Grupi pritet të plotësohet ditën e nesërme, për të vijuar stërvitjet për duelin e të enjtes, nga i cili pritet vetëm fitore për të mos kompromentuar ecurinë drejt play-off të Botërorit.
PANORAMASPORT.AL








