Mesi drejt kthimit në Europë për të përgatitur Botërorin? Një emër i madh është gati për argjentinasin

Mesi drejt kthimit në Europë për të përgatitur Botërorin? Një emër i madh është gati për argjentinasin

Nov 10, 2025 | 19:29






























Lionel Mesi kërkon që Botërori i tij i fundit me Argjentinën të jetë i paharrueshëm, pasi ai do të tentojë që të sigurojë një tjetër trofe. Por pengesë deri diku për planin e tij bëhet fakti se nga dhjetori e deri në mars, kampionati i MLS është pushim.

leo mesi

Kësisoj, ylli i cili luan për Inter Majemi, po merr në konsideratë idenë që në këtë periudhë pushimi, të mos qëndrojë inaktiv, por të huazohet në një skuadër europiane, gjë që e kanë bërë edhe lojtarë të tjerë para tij, si për shembull Devid Bekam.

Gazeta turke “Fotomac”, bën të ditur se gjigandët e Gallatasarajt janë shumë të interesuar që të sigurojnë argjentinasin për një periudhë disamujore në këtë sezon, ndoshta deri në fund të edicionit. Turqit janë gati të mbulojnë shpenzimet e yllit argjentinas, përfshirë rrogën, teksa i ofrojnë mundësinë që të luajë përsëri në nivele të larta në Europë, sipas një plani të tij të qartë përgatitor për Botërorin.

Mbetet të shihet se sa do të realizohet kjo marrëveshje, por duket si një zgjidhje e cila do t’u interesonte të dy palëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top