Rezultati ‘katastrofik’ në Berat, Maliqi: Eno Bozdo të japë dorëheqjen, nuk kam asgjë personale me të por…


Rezultati ‘katastrofik’ në Berat, Maliqi: Eno Bozdo të

lefter maliqi dhe eno bozdo

BERAT- Ish-deputeti Lefter Maliqi, dhe njëherësh mbështetës i opozitës në qarkun e Beratit, ka reaguar pas humbjes së thellë, të kandidatit Pavlo Sharka në këtë qytet. Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi kërkon dorëheqjen e Eno Bozdos nga drejtimi i qarkut të Beratit, për shkak se kjo është humbja e dytë e rëndë që opozita pëson në këtë qark. Maliqi shprehet se Bozdo duhet të ndjekë shembullin e Leskajt në Vlorë dhe të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë riorganizimit, bashkimit dhe forcimit të opozitës në Berat.

“Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë”, shkruan Maliqi ndër të tjera.

Postimi i Lefter Maliqit:

Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën.”

Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut. Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë.

Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.

Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat.

Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore.

Bashkia e Beratit do të drejtohet nga Ervin Ceca i cili në këto zgjedhje arriti të siguronte 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, duke lënë pas me diferencë të thellë kandidatin e mbështetur nga Partia Demokratike, Pavlo Shkarpa, i cili siguroi 2,607 vota ose 16.65%./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top