Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dalin Exit Poll-et e para! Ja kush fiton Gjakovën, Prishtinën, Pejën, Gjilanin dhe Prizrenin


Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dalin Exit Poll-et e para! Ja kush fiton Gjakovën, Prishtinën, Pejën, Gjilanin dhe Prizrenin

Nov 9, 2025 | 19:23






























Pak pas mbylljes së qendrave të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, kanë dalë edhe projeksionet e para të sondazheve për rezultatet.

zgjedhje kosove

Sipas tri exit poll-eve, të publikuara në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashihet që të fitojë edhe një mandat në Gjakovë. Në rundin e balotazhit ai u përball me Adrian Golën e Lëvizjes Vetëvendosje.

KQZ pritet që pas pak të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.

Kurse po sipas tri exit poll-eve në fjalë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje. KQZ pritet që pas mbylljes së vendvotimeve të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, pritet të fitojë edhe një mandat në krye të Prizrenit. Ai u përball me Artan Abrashin në rundin e balotazhit.

Kurse në Pejë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gazmend Muhaxhiri, parashihet të fitojë edhe një mandat. Kundër tij kandidoi Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje.

LVV pritet të fitojë në Gjilan e Fushë Kosovë, sipas exit poll-eve

Sipas exit poll-eve të publikuara në Klan Kosova, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të fitojnë në Gjilan dhe Fushë-Kosovë.

LVV-ja ka qeverisur edhe mandatin e kaluar në Gjilan me kandidatin aktual, Alban Hyseni, ndërkaq Fushë Kosova që nga përfundimi i luftës është qeverisur nga LDK-ja.

Kandidati i LVV-së për Fushë Kosovë është Valon Prebreza.

Në rundin e parë, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna, informon radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, komunat që zhvilluan balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top