Seria B në këtë pjesë të parë të saj po sheh një garë të ndezur mes dy vëllezërve Shpendi, të cilët po sfidohen në distancë me gola të shënuar.

Të shtunën, ishte Stiven Shpendi ai i cili shënoi me fanellën e Empolit me një penallti. Sot, e kishte radhën Kristian të zbriste në fushë me Çezenën përballë Avelinos dhe bëri më mirë, duke shënuar gol, por edhe duke dhënë asist për shokun e skuadrës.
Ai e nisi me asistin për golin e parë të shënuar nga Çervo në minutën e 27. Më pas, në fundin e pjesës së parë, Shpendi u caktua të gjuante një penallti, ashtu si vëllai i tij binjak vetëm 24 orë më parë.
SHIH VIDEON
Dhe Kristian nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat në këtë ndeshje dhe njëkohësisht duke barazuar në kuotën e 5 golave vëllain e tij në renditjen e golashënuesve më të mirë të Serisë B. Në favor të Kristian, janë dy asiste që ka dhënë në këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL








