Eligert Hima
CËRRIK-Kandidati i Shqipëria Bëhet për Bashkinë e Cërrikut, Eligert Hima kaushtruar të drejtën e votës, teksa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votim.
“E vetmja mënyrë e mjet që kemi për të vënë në punë bashkinë e Cërrikut është vota. I ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, tha ai.
Eligert Hima është në garë përballë Florenc Dokës i PS dhe kandidatit të pavarur Amarildo Hoxhës, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike. Vlora, Berati, Cërriku, Mati e Tepelena mbajnë zgjedhjet e pjesshme. Prej orës 07:00, në pesë bashki të Shqipërisë janë hapur kutitë e votimit./ZËRI
Poll



