Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, rrezikon të përfundojë para organeve disiplinore të FSHF-së për shkak të gjesteve në fund të ndeshjes mes kuqebluve dhe Dinamos. Trajneri i shkodranëve, në momentin e vërshëllimës përfundimtare, nuk u përmbajt në gjestet e tij teksa festonte fitoren.

Gjeste të cilat mund t’i kushtojnë atij një dënim. Neni 14 i Kodit të Disiplinës Sportive, parashikon lloje të ndryshme dënimesh për veprime të tilla. Ato mund të fillojnë nga një ndeshje pezullim, për të shkuar deri në dënimin e pabesueshëm prej jo më pak se 6 muajsh nëse vlerësohet se veprimi i tij ishte nxitje për urrejtje apo dhunë.
SHIH VIDEON
PJESA E KODIT TË DISIPLINËS SPORTIVE QË PËRFSHIN GJESTET ANTISPORTIVE
Neni 14 Sjellja e gabuar e lojtarëve dhe zyrtarëve
- – Shkeljet e mëposhtme të kryera nga lojtarët ose zyrtarët do të dënohen me pezullim nga veprimtaritë dhe në varësi të rrethanave edhe me gjobë:
- b- të paktën 1 (një) ndeshje ose një periudhë të përshtatshme kohe për sjellje jo sportive ndaj një kundërshtari ose një personi tjetër përveç një zyrtari të ndeshjes;
f. – të paktën 2 (dy) ndeshje për provokimin e spektatorëve në një ndeshje me çdo mënyrë ose mjet;
2- Sjellja e gabuar e përshkruar në paragrafin 1 në pikat b), f), j) dhe k) dënohet sipas këtij Kodi, pavarësisht nëse shkelja është kryer jashtë fushës së lojës (përfshirë rrjetet sociale).
4- Një lojtar ose zyrtar i cili, në kuadrin e një ndeshje (përfshirë kohën para dhe pas ndeshjes) ose veprimtarie, nxit publikisht të tjerët për urrejtje ose dhunë do të dënohet me ndalimin për të marrë pjesë në çdo veprimtari të lidhur me futbollin jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe me një gjobë prej të paktën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. Në raste të rënda, përveç dënimeve të mësipërme dhe veçanërisht nëse shkelja është kryer me anë të rrjeteve sociale dhe/ose mjeteve të komunikimit masiv (siç janë shtypi, radioja, televizioni ose interneti) apo ndodh në një ditë ndeshje brenda ose përreth një stadiumi, gjoba do të jetë prej të paktën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.
6- Në të gjitha rastet mund të vendosen dënime disiplinore shtesë.
PANORAMASPORT.AL








