Në Argjentinë, ku futbolli është fe dhe Superclasico mes Boka Zhuniors dhe River Plejt është ngjarja më e madhe e vitit, ndodh diçka që askush s’e kishte imagjinuar! River Plejt nuk do të mund të bëjë grumbullimin tradicional në stadiumin “Monumental” përpara derbit të së dielës në mbrëmje.

Arsyeja? Thjesht dhe qartë: stadiumi është i zënë nga dy koncertet madhështore të këngëtares shqiptare Dua Lipës, e cila ka mbushur me fansa një nga arenat më të bukura të botës për të sjellë muzikën e saj.
River Plejt e kishte shndërruar në traditë, që gjithmonë para ndeshjes në transfertë ndaj Bokës, grumbullohej në stadiumin e saj, duke krijuar një atmosferë elektrizuese, por kësaj here për shkak të koncertit të Dua Lipës, grumbullimi në stadium do të anashkalohet.
PANORAMASPORT.AL








