TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë ditën e sotme në lidhje me buxhetin e vitit 2026. Përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama thekson se mbi 1 miliardë euro do të shkojnë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Rama tha se 15 milionë euro ekstra do të shkojnë në shërbim të pacientëve të onkologjikut, ndërs për herë të parë do të ketë një mbështetje speciale dedikuar grave dhe vajzave që vuajnë nga tumori në gjiri duke akorduar një fond prej 15 milionë eurosh ku kjo kategori do të përfitojë falas rikonstruksionin e gjirit.
“Mbi 1 miliardë euro nga buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë, hapim një linjë financimi nga buxhti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikontruksionit të gjirit për vajzat dhe gratë që kalojnë kancerin do të jepet i plotë dhe falas për të gjitha. Rreth 4600 mjekë, infermierë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash, një mesazh i qartë ky për gjeneratëne re të blizave të bardha se në shqipëri qëndrohet dhe punohet me dinjitet”, tha Rama.



