Kosova pa të dhëna për tregun e punës, pse ASK s’e përfill kalendarin zyrtar për vitin 2025?

Asnjë rezultat për fuqinë punëtore nuk është publikuar deri më tani për vitin 2025 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK).
Kosova po përballet me vonesa në publikimin e statistikave të fuqisë punëtore për këtë vit. Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdon të mos ketë të dhëna zyrtare sa i përket numrit të fuqisë punëtore për vitin 2025.
Ndërkohë që në bazë të kalendarit të publikimeve të ASK-së për vitin 2025 do të duhej që më 16 qershor 2025 të publikohen rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e parë të vitit 2025, po ashtu në bazë të këtij kalendari më 15 shtator 2025 do të duhej të publikohej edhe Anketa e Fuqisë Punëtore për Tremujorin e dytë të viti 2025, e që nuk ka ndodhur, raporton KosovaPress.
Bashkimi Evropian ditë parë ka publikuar Raportin për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.
Sipas raportit për Kosovë, rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore vazhdojnë të publikohen në Kosovë me vonesa të mëdha, me të dhënat më të fundit të disponueshme që i referohen vitit 2024 në tërësi.
Më 16 qershor 2025 ka qenë e planifikuar në kalendar nga ASK-ja për publikimin e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e parë të vitit 2025, e që nuk ka ndodhur.
Po ashtu në bazë të këtij kalendari më 15 shtator 2025 do të duhej të publikohej edhe Anketa e Fuqisë Punëtore për Tremujorin e dytë të viti 2025, e që nuk ka ndodhur as për këtë.
Sipas kalendarit, publikimi i Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e tretë 2025 është planifikuar të ndodhë më 15 dhjetor të këtij viti.
Ndërkohë, ASK ka publikuar më 21 maj 2025 rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM3 2024, ndërsa më 22 maj 2025 ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2024. KosovaPress ka dërguar pyetje në ASK lidhur me vonesën e publikimit të këtyre rezultateve, por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk janë përgjigjur.
Agjencia e Statistikave të Kosovës është dhe funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
`;
};
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
let loopCounter = i;
const paragraph = allArticleParapgraphs[i];
// Remove ‘.’ from classList.contains
if (paragraph.classList.contains(‘rebellt-item’) && paragraph.querySelector(‘img’)) {
loopCounter = 2;
}
if ((loopCounter + 1) % 3 === 0) {
if (adIndex >= adIds.length) {
break;
}
const paragraphToInjectAfter = paragraph;
if (adIndex === 1) {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
} else {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme








