VIDEO/ Hidhen në “erë” vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do të ndalet deri kur…


VIDEO/ Hidhen në "erë" vilat pa leje në Sauk, Rama:

pamje nga shperthimi

TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila që po ndërtoheshin pa leje në Sauk të Tiranës. Ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet e momentit hidhen në “erë” tre vilat, ndërsa aralajmëron se operacioni nuk do të ndalet. Krahas  videos, Rama thekson se nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitime në dëm të ligjit.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komuniteti. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, njoftoi Rama.

 

5 inspektorë të IMT janë vënë në pranga, dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, për ndërtimin e 3 vilave pa leje, në Rezidencën “Olive Park”, në zonën e Saukut në Tiranë. Inspektorët e arrestuar janë: Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj e Endri Dervishi. Ndërkohë që policia ka arrestuar po ashtu dhe drejtuesen teknike Bianka Xhumari dhe inxhinierin, Ritvan Gjikolaj. Po ashtu janë shpallur në këkim dy bashkëadministratorët e subjektit, si dhe arkitektja e projektit.

Nga ana tjetër, kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”, që ka zhvilluar projektit, bëri me dije në një reagim se ndërtimet kanë qenë me leje, madje dhe 2 të tjera do të duhet të ndërtohen në vijim sipas planit fillestar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top