Anglia do të luajë tani në nëntor dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026. Fillimisht do të presë Serbinë, ndërsa më pas sfidon Shqipërinë në stadiumin “Air Albania”. Mes surprizave, Tomas Tuhel ka publikuar listën me lojtarët e ftuar. Kujtojmë se Anglia e ka siguruar kualifikimin.
Bellingham është rikthimi i bujshëm, siç edhe ishte paralajmëruar. Surprizë është mungesa e Ljuis-Skelli, talenti që i shënoi Shqipërisë në “Ëembley”. Po ashtu as Oli Uatkins i Aston Vilës nuk është ftuar dhe pse pritej të ishte pjesë e emrave.
Risi në këtë listë shfaqet Aleks Skot. Ky i fundit po bën mjaft mirë me Bërnmuth dhe e ka merituar ftesën e Tuhel. Për Dani Uellbek nuk ka vend, edhe pse ka spikatur me Brajton gjatë kësaj periudhe.
LISTA E ANGLISË
PANORAMASPORT.AL










