U grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit, talenti 20-vjeçar zgjidhet lojtari më i mirë i muajit tetor

U grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit, talenti 20-vjeçar zgjidhet lojtari më i mirë i muajit tetor

Nov 7, 2025 | 7:37






























U grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit, talenti 20-vjeçar zgjidhet lojtari më i mirë i muajit tetor.

kacurri

Talenti 20-vjeçar, Maldin Kacurri, po kalon një moment të mirë te skuadra e Morekambes, teksa së fundmi është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit tetor. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Kacurri e ka fituar këtë çmim special me 70 % të votave. Kacurri është huazuar nga Arsenali te Morekambe. Ky vendim erdhi në shtator, ndërsa mbrojtësi kishte debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë përballë Gjibraltarit.

Mbrojtësi ndërkohë ka debutuar ndërkohë edhe me ekipin e parë të Arsenalit. Për të është huazimi i dytë, pas atij jo të suksesshëm me Bromlejn ku luajti vetëm tri ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top